Zhvillimi i Sektorit Privat
Sektori privat është forca shtytëse e çdo ekonomie. Veçanërisht në vendet në zhvillim dhe në tranzicion, performanca e tij luan një rol të rëndësishëm ekonomik dhe social. Në këtë kontekst, ne e shohim zhvillimin e sektorit privat si një seri strategjish dhe masash që synojnë krijimin e tregjeve që funksionojnë në mënyrë aktive dhe të drejtë, duke ofruar mundësi ekonomike për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë, grupet e margjinalizuara dhe të varfrit.