PËR NE

ECIKS është kompani e konsulencës me ekspertizë të jashtëzakonshme vendore dhe ndërkombëtare, që përkrah institucionet private dhe publike të shpalosin potencialin e tyre në mënyrë që t’i arrijnë objektivat dhe të rrisin performancën. Për më shumë se 15 vite, ECIKS u sjellë vlerë të shtuar institucioneve dhe ndërmarrjeve në Vjenë, Berlin, Cyrih, Bern, Tiranë e Prishtinë përmes një ekipi të përkushtuar të profesionistëve të specializuar në konsulencë menaxheriale, strategji biznesi, investime të huaja direkte, zhvillim të sektorit privat, promovim të investimeve,  hulumtim dhe analizë dhe burime njerëzore.

Ekipi  

Kujtim Dobruna
Managing Partner

Hamëz Morina
Managing Partner

Durim Hoxha
Project Manager

Tanita Zhubi
PR Expert

Rezart Morina
PROJECT OFFICER - Finance, Procurement and Administrative Tasks

Agron Seferi
PROJECT OFFICER – GENDER AND SOCIAL INCLUSION

Drenushe Berisha
Intervention Manager

Biznes i bazuar në vlera

Fokusi ynë është t’i ofrojmë klientëve tanë shërbimet më inteligjente, inovative dhe efektive, të shoqëruara me përsosmëri profesionale dhe nivelin më të lartë të shërbimit për konsumator.

Qëllimi ynë është të krijojmë mbivlerë për klientët tanë dhe të zgjidhim sfidat e tyre biznesore, duke kombinuar njohuritë tona me ekspertizën dhe llojshmërinë e shërbimeve.

Përvoja e gjatë e ekipit tonë na mundëson të dëgjojmë klientët tanë dhe të sigurohemi se:

    • ofrojmë informacion të përzgjedhur dhe cilësor
    • ofrojmë shërbime cilësore, inovative dhe me vlerë të shtuar sipas nevojave të klientëve
    • të jemi në hap me legjislacionin në fuqi, me rregulloret dhe procedurat tjera administrative
    • të hapim rrugën drejt mundësive të reja në treg për klientët tonë.

Rrjeti

Për të përmbushur nevojat e klientëve tanë, ne kemi zhvilluar një rrjet me shtrirje më të gjerë gjeografike të shërbimeve se sa konkurrentët tanë.

Krahas pikave tona të kontaktit në Vjenë dhe Cyrih, ne kemi një varg partnerësh në Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Shtete të Bashkuara të Amerikës si dhe në Evropën Juglindore.