Zhvillimi Ekonomik
Zhvillimi ekonomik është përmirësimi i cilësisë së jetës duke ruajtur burimet për të ardhmen. Ne mbështesim rritjen ekonomike duke ofruar alternativa dhe strategji të qëndrueshme dhe duke shfrytëzuar teknologjitë e reja që krijojnë vende pune, të hyra dhe gjithëpërfshirje. Gjatë punës sonë me sektorin publik dhe atë privat, ne e mundësojmë pronësinë vendore mbi proceset zhvillimore, promovojmë rritjen e sektorit privat, qasjen në tregje si dhe investimet e huaja direkte, gjithmonë duke kontribuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Gjithashtu, ne aplikojmë qasjen “Inculsive Market Systems Development (IMSD)” që ndihmon në integrimin e të varfërve në jetën ekonomike.