Objektivi i përgjithshëm dhe afatgjatë i këtij projekti ishte të kontribuojë në promovimin e sektorit privat në Kosovë dhe të nxisë konkurrueshmërinë globale të NVM-ve në Kosovë në përputhje me objektivat e zhvillimit të qëndrushëm, strategjinë e zhvillimit të NVM-ve në Kosovë dhe Aktin e Bizneseve të Vogla. Ky projekt 36 muajsh është financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) / Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC).

Shërbimet e ofruara:

  • Përkrahja e KIESA përmes ngritjes së kapaciteteve të vendimmarrjes dhe planifikimit strategjik
  • Mbështetja e KIESA në përmirësimin e dialogut publiko-privat
  • Vendosja e mekanizmave për mbledhjen dhe raportimin e të dhënave për NVM-të
  • Krijimi i “Indeksit të Konkurrueshmërisë Komunale” si një mjet për krahasimin dhe nxitjen e konkurrencës ndërmjet komunave
  • Trajnimi i zyrtarëve qeveritarë, ndërmarrjeve dhe palëve të tjera të interesit në qasjen “Inclusive Market System Development” (IMSD) & M4P
  • Ri-vendosja dhe riorganizimi i skemës voucher të këshilldhënjes
  • Ofrimi i shërbimeve të konsulencës dhe trajnimit për 200 NVM me fokus në krijimin e mundësive për të varfërit – burra dhe gra, të rinj dhe pakica
  • Themelimi i Këshillit të Konsulentëve të Kosovës
  • Trajnimi dhe CMC certifikimi i mbi 100 konsulentëve lokal
  • Mundësimi i akreditimit të BCC në ICMCI
  • Mbështetja në krijimin e një Skeme për Garantim të Kredive
  • Zhvillimi i një strategjie financimi për Skemën e Garantimit të Kredive

CATEGORY:
Project

PERIOD:
October 2012 – October 2015

CLIENT:
Austrian Development Cooperation (ADC) / Swiss Development Cooperation (SDC)