Qëllimi i afatgjatë i këtij projekti, i cili u financua nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ishte që të kontribuojë në zvogëlimin e varfërisë dhe rritjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë përmes stimulimit dhe lehtësimit të Investimene të Huaja Direkte (IHD). Kjo u arrit përmes identifikimit pro-aktiv të investitorëve potencial në vendet gjermanofolëse dhe inkurajimit të tyre të drejtpërdrejtë për të investuar në Kosovë.

Shërbimet e ofruara:

  • Hapja dhe menaxhimi i zyrës së IPAK në Vjenë
  • Përpilimi i 11 broshurave të ndryshme promovuese në emër të MTI / IPAK përfshirë studime të ndryshme sektoriale
  • Lansimi dhe azhurimi i rregullt i uebsajtit të IPAK në gjermanisht (www.ipak-vienna.org)
  • Prezantimi i Kosovës në 18 ngjarje (në 12 vende) në bashkëpunim me programin e Bankës Botërore “Invest in Western Balkans” (IIWB)
  • Realizimi i bashkëpunimit ndërmjet MTI / IPAK me organizata dhe institucione të ndryshme nga rajoni gjermanofolës
  • Mbajtja e trajnimeve për stafin e IPAK
  • Hartimi i strategjisë Kombëtare të IHD-ve në bashkëpunim me Bankën Botërore / IIWB
  • Komunikimi me 646 investitorë potencial
  • Ofrimi i 358 shërbimeve për 152 investitorë potencial
  • Publikimi i 44 lajmeve inkurajuese në media në gjuhën gjermane
  • Botimi i 464 lajmeve në anglisht dhe 55 lajmeve në gjermanisht në uebsajtin e IPAK-Vienna
  • Organizimi / bashkë-organizimi i 16 konferencave promovuese për investime në të cilat morën pjesë mbi 300 investitorë potencial
  • Mbështetje në organizimin dhe prezantimin e Kosovës në 24 ngjarje të tjera të organizuara nga institucionet e ndryshme
  • Përpilimi i 35 buletineve mujore
  • Realizimi i 30 vizitave tek investitorët potencial në rajonin gjermanofolës
  • Pranimi i 61 vizitave të investitorëve potencial në zyrën në Vjenë
  • Organizimi i 48 vizitave në Kosovë për investitorë potencial
  • Mbështetje në realizimin e 15 investimeve të huaja në Kosovë
  • Mbështetje në krijimin e drejtpërdrejtë / tërthortë të mbi 500 vendeve të reja të punës në Kosovë

CATEGORY:
Project

PERIOD:
November 2009 – March 2013

CLIENT: (IPAK), (MTI)
Investment Promotion Agency Of Kosovo
Ministry Of Trade And Industry

DONOR:
Austrian Development Agency (ADA)