Punëtorët janë pasura kryesore e ndërmarrjes, rrjedhimisht meritojnë mbrojtje adekuate ndaj çdo rreziku që ju kanoset. Në rrethana pandemie të shkaktuar nga COVID-19, mbrojtja e shëndetit të punëtorëve duhet mbizotërojë qëllimet tjera biznesore. Ndërmarrjet duhet të jenë në gjendje që të hartojnë politika adekuate të mbrojtjes së punëtorëve, që janë të bazuara në udhëzimet e instituticioneve përkatëse shëndetësore. Në vijim disa nga çështjet që duhet trajtuar në politikat e mbrojtjes së punëtorëve:
Menaxhimi
- Hartoni politika dhe procedura pune, konform udhëzimeve të institucioneve shëndetësore
- Adaptoni orarin e punës dhe shqyrtoni punën me orar të shkurtuar
- Aplikoni menaxhim fleksibil dhe qëndroni vigjilent ndaj ndryshimeve në rrethinë
Komunikimi
- Zgjedhni kanale të reja të komunikimit
- Identifikoni dhe ndërtoni linja komunikimi me personat përgjegjës në institucione shëndetësore
- Ofroni punëtorëve dokumente dhe udhëzime të shkruara për mbrojtjen nga pandemia
- Mbani punëtorët dhe familjet e tyre të informuar për çdo ndryshim të publikuar nga institucionet relevante
Personeli
- Ofroni mundësi të punës prej shtëpisë së bashku me infrastrukturën e nevojshme
- Zhvilloni udhëzues të shkurtër dhe të qartë lidhur me punën nga shtëpia
- Ofroni pajisjet mbrojtëse për punëtorët që kanë kontakt me konsumatorë
Ambienti i Punës
- Identifikoni dhe reduktoni faktorët e riskut të shpërndarjes së virusit
- Dezinfektoni të gjitha hapësirat e biznesit, sidomos ato të përbashkëta
- Inkurajoni mbajtjen e higjienës personale dhe distancën sociale
Institucionet Shëndetësore
- Krijoni kontakte të qëndrueshme dhe kërkoni udhëzime për situata të ndryshme
- Së bashku me institucionet shëndetësore hartoni vlerësimin e riskut për ndërmarrjen tuaj, me theks të veçantë tek shëndeti i punëtorëve
- Në rast eskalimi të gjendjes kërkoni testimin e punëtorëvë dhe karantinimin eventual të tyre