Check-Lista – Ruajtja e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve

Në kohën e pandemisë së COVID-19 bizneset duhet të përqëndrohen në planifikimin dhe ndërmarrjen e masave parandaluese. Shëndeti dhe mirëqenia e punonjësve janë të rëndësisë së veçantë si në aspektin njerëzor ashtu edhe në aspektin e funksionimit të ndërmarrjes. Punëdhënësit kanë një detyrim ligjor të kujdesen për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve në punë dhe duhet të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të siguruar mirëqenien e punonjësve.

Checklista me masa që duhet të merren parasysh është dhënë në vijim.

Masa të përgjithshme

  • Mblidhni informata të sakta dhe të besueshme për aspektet shëndetësore të Koronavirusit
  • Krijoni një ekip për menaxhim të krizës të përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha departamenteve të ndërmarrjes
  • Emëroni nga një zëvendës për anëtaret e ekipit të menaxhimit të krizës pasi që anëtarët e rregullt mund të preken nga Koronarvirusi
  • Përcaktoni “rregullat e lojës” – funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë e anëtareve
  • Emëroni një kryesues të ekipit për menaxhim te krizës
  • Informoni të gjithë stafin që vendimet e ekipit për menaxhim të krizës i tejkalojnë të gjitha hierarkitë ekzistuese të ndërmarrjes
  • Krijoni infrastrukturën e nevojshme për funksionim e ekipit në situata emergjente
  • Mblidhni të dhënat e kontaktit të institucioneve shëndetësore dhe atyre të sigurisë
  • Mbani evidencë në mënyrë kronologjike për të gjitha vendimet e marra, që në rast emergjent të keni mundësi të dokumentoni veprimet tuaja
  • Kushtoni vëmendje konfidencialitetit në komunikime, në mënyrë që të parandaloni qarkullimin e raporteve dhe lajmeve të rrejshme

Masa për komunikim

  • Përcaktoni një administrator për krijimin dhe mirëmbajtjen e një grupi te komunikimit (p.sh. facebook, whatsapp, etj.) që do të shërbejë për shpërndarjen e shpejtë të informatave tek anëtaret e ekipit për menaxhim të krizës
  • Përcaktoni zinxhirët e brendshëm dhe të jashtëm të komunikimit
  • Kujdesuni për një ambient të hapur të komunikimit në kompani duke nxitur punonjësit që pa frikë të raportojnë mbi rastet e dyshuara të sëmundjes
  • Përcaktoni një pikë qendrore të kontaktit për punonjësit
  • Etabloni dhe mirëmbani kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante të sigurisë dhe shëndetit
  • Mbani mbledhje të shkurtra ditore me anëtarët e ekipit për menaxhim të krizës për të vlerësuar situatën, efikasitetin e masave dhe përcaktuar hapat e ardhshëm.

Masa preventive

  • Kujdesuni për mirëmbajtjen e higjienës së duarve
  • Udhëzoni punonjësit që të shmangin kontaktin direkt përmes shtrëngimit të duarve
  • Udhëzoni punonjësit që të mbajnë largësinë e obligueshme prej së paku 2 metrave
  • Mos lejoni qëndrimin e përbashkët të punonjësve në hapësirat e parapara për pauza apo ushqim
  • Përdorni maska mbrojtëse në hapësirat për punë të përbashkët
  • Ajroseni ambientin e punës disa herë në ditë
  • Kujdesuni për nivel të lartë të higjienës në tualete
  • Kujdesuni për hedhjen e mbeturinave duke respektuar masat e sigurisë dhe shëndetit
  • Mos lejoni përdorimin e mjeteve të njëjta të punës nga më shumë punonjës

Masa në rast të infeksionit

  • Në rast të dyshimit për persona të sëmurë, informoni ekipin për menaxhim të krizës dhe institucionet relevante shëndetësore
  • Vendoseni personin e dyshuar në një dhomë të veçantë e të izoluar përderisa pritet ardhja e përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore
  • Udhëzoni ekipin e menaxhimit të krizave që të përpilojë një listë më punonjës tjerë me të cilët punonjësi i dyshuar ka pasur kontakt gjatë kryerjes së detyrave ditore
  • Nëse personi i dyshuar rezulton pozitiv, bashkëpunoni me institucionet e sigurisë dhe shëndetit për marrjen e masave tjera sipas udhëzimeve të tyre
  • Lejoni personat që kanë pasur kontakt me personin e dyshuar që mundësisht të punojnë nga shtëpia në 14 ditët e ardhshme
  • Udhëzoni personat e tillë që në rast të simptomave të sëmundjes të lajmërohen tek ekipi i menaxhimit të krizave
  • Udhëzoni personat e tillë që gjatë kohës së izolimit të mos mbajnë kontakte direkte me kolegët nga puna

Ju nevojitet ndihmë për realizimin e masave për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve?