Një softuer i vogël me një ndikim të madh për Alumin AL

Alumin AL një kompani e themeluar në vitin 1997 në Prishtinë, është një brend i njohur për mbi 20 vjet në rajonin e Ballkanit. Kompania ka një rritje të vazhdueshme falë profesionalizmit të saj në projektimin, prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave.

Vitet e fundit, për shkak të profesionalizmit dhe cilësisë së saj, kompania deklaroi se kishte kërkesa nga Evropa, kryesisht Gjermania. Kjo mundësi e re biznesi kërkoi që Alumin AL të automatizojë proceset e përgatitjes së kërkesave, të paraqesë kuota të standardizuara dhe të përmirësojë planifikimin dhe kostot për të përmbushur kërkesat e reja.

Mbështetja e Iniciativës për Fuqizimin Digjital (IFD) për Alumin AL në diagnostikimin e nevojave të tyre dhe krijimi i softuerit të kuotimit rezultoi në uljen e kohës dhe kostove për Alumin AL, që përkthehet në më shumë fitim.

“Një kuotim që do të kërkonte 3-5 orë për t’u përgatitur me dorë, tani përgatitet profesionalisht për 15 minuta”, thotë Nasuf nga Alumin AL.

Fitimi i Alumin AL u rrit më tej pasi softueri i ofruar po redukton ndjeshëm humbjet materiale, kursen kohën e fuqisë punëtore dhe përshpejton kohën e prodhimit.

Tani, Alumin AL është në gjendje të gjenerojë kuotime shpejt, pa gabime dhe kuotime të reduktuara, të optimizojë përdorimin e materialeve të prodhimit, të rrisë cilësinë e produkteve të ofruara, të ulë kostot e magazinimit duke kontrolluar automatikisht stokun dhe duke pasur një planifikim të duhur.

Të gjitha këto përfitime të softuerit të ofruar nga IFD kanë rritur fitimin dhe kërkesën për produktet e Alumin AL, veçanërisht në Gjermani. Rritja e vazhdueshme e kërkesës kohët e fundit do të kërkojë që Alumin AL të punësojë edhe punonjës të rinj për të përmbushur këto kërkesa.

IFD-ja është mekanizëm i financuar nga KIESA, që mbështetë transformimin digjital të bizneseve kosovare. Zbatimi i IFD-së përkrahet nga programi ACCESS, që është i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).