Alida, një zonjë e re boshnjake nga Prizreni, produktet e së cilës janë ekspozuar prej dy vitesh në javët e modës në Torino në Itali.
Ajo që filloi si një biznes i vogël në vitin 2018 në Prizren, doli në diçka që do të shihej nga miliona në javën e modës në Torino. Duke përdorur talentin e saj në krijimin e çantave dhe dhuratave unike, Alida filloi me markën e saj si Alida’s Patchwork në një dyqan të vogël në Prizren. Ajo prodhonte dhe shiste produktet e saj unike (çanta, dhurata dhe veshje të ndryshme) të bëra nga materiale të riciklueshme vetëm në Prizren.
“Çantat që kam bërë me materiale të riciklueshme janë ekspozuar nga modelet për dy vite radhazi në Javën e Modës në Torino”- thotë Alida.
Duke përdorur talentin e saj në krijimin e produkteve unike, Alida fitoi famën e saj në Prizren dhe gradualisht filloi të njihet edhe në qytete të tjera ku njerëz nga e gjithë Kosova vizitonin dyqanin e saj në Prizren.
Në vitin 2020, pandemia e detyroi atë të mbyllte dyqanin e saj dhe të përpiqej të mbijetonte si një biznes online. Pa përvojë apo njohuri në shitjet online dhe marketingun digjital, Alida ishte gati të mbyllte biznesin e saj. Teksa po përpiqej të krijonte audiencën e saj në facebook, ajo hasi në reklamën mbi ndihmën e ofruar nga Iniciativa për Fuqizim Digjital (IFD). Ajo aplikoi dhe u bë përfituese e një granti për marketing digjital.
IFD ofroi mbështetje në marketingun digjital për Alida’s Patchwork dhe e mbështeti atë për të promovuar punën e saj në internet, me fokus të veçantë në kanalet e mediave sociale. Si pjesë e mbështetjes së marketingut digjital ishte edhe një trajnim i zgjeruar për marketing dhe shitje për Alida’s Patchwork.
“Mbështetja e Marketingut Digjital e ofruar nga IFD ka rritur shitjet e mia, por mbi të gjitha ka qenë një hapës i syve për mua dhe sjelljen time online”, thotë Alida.
Përveç rritjes së shitjeve dhe të ardhurave me Alida’s Patchwork, Alida tani po përdor të njëjtat njohuri të marra nga mbështetja e IFD për të tërhequr klientë të rinj dhe për të krijuar kanale të reja shitjesh për biznesin e saj të ri të shitjes së arkave plastike të importuara nga Turqia. Falë njohurive të saj të marra, u krijuan kanalet e shitjeve dhe Alida do të punësojë 2 punonjës të rinj për biznesin e saj të ri që po krijohet.
IFD-ja është mekanizëm i financuar nga KIESA, që mbështetë transformimin digjital të bizneseve kosovare. Zbatimi i IFD-së përkrahet nga programi ACCESS, që është i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).