Shpallet raundi i dytë i iniciativës për fuqizim digjital

Sot është shpallur raundi i dytë i Iniciativës për Fuqizim Digjital (IFD) që fton ndërmarrjet kosovare të përfitojnë nga shërbimet për digjitalizim. Përmes IFD-së, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me përkrahje nga projekti ACCESSS, synon të përkrahë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) drejt transformimit digjital me qëllim që të rrisin performancën, konkurrueshmërinë dhe qasjen në treg.

Shërbimet e digjitalizimit të ofruara në kuadër të IFD-së, në fazën e dytë përfshijnë:

  • Marketingun digjital
  • Kontabiliteti digjital dhe /ose HR
  • E-Commerce / Platformat e Shitjes Online
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientin (CRM) dhe planifikimi i burimeve të ndërmarrjeve (ERP), dhe
  • Programe të ndryshme automatizimi dhe optimizimi.

NMVM-të nga të gjithë sektorët mund të bëhen pjesë e IFD dhe të përfitojnë nga shërbimet e ofruara për digjitalizim. Inkurajohen për aplikim ndërmarrjet që menaxhohen nga gratë, që vijnë nga zona të disavantazhuara, që ulin varfërinë, që promovojnë ekonomi të gjelbër, dhe ato që përfaqësojnë minorititetet.

Detajet tjera rreth kësaj thirrje si dhe formularin për të aplikuar e gjeni në uebfaqen e KIESA’s në: http://bit.ly/34voiKr. Afati i fundit për aplikim është: 11 janar 2021.

Sesion Informuesi online do të mbahet me 28 dhjetor 2020, prej orës 11:00 – 11:45 në këtë link: http://bit.ly/3nEj5Yi

Pyetjet dhe kërkesat për sqarime mund të dërgohen në mënyrë elektronike në adresën: sme.kiesa@rks-gov.net deri me 4 janar 2021

Iniciativa për Fuqizim Digjital përkrahet nga “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare – ACCESS”, projekt i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.