Këshilla Financiare
Qasja në financa paraqet një ndër sfidat kryesore për zhvillimin e biznesit. Ndërmarrësit vazhdojnë të përballen me pengesa serioze kur kërkojnë kapital. Bazuar në nevojat e klientëve tanë, ne ofrojmë këshilla të pavarura për një varg fushash që ndërlidhen me kapitalin vetanak, kreditimin dhe financimin e projekteve për investime. Rrjeti ynë i gjerë i bashkëpunëtorëve dhe i pikave tona të kontaktit në Prishtinë, Vjenë dhe Cyrih mundëson qasje tek blerësit potencialë, investitorët, institucionet financiare dhe tek një gamë e gjerë e ofruesve të ndryshëm të kapitalit. Ekipi ynë ofron këshilla strategjike dhe asistencë të specializuar në këtë fushë.