
Kriza e shkaktuar nga përhapja Koronaviruist (COVID-19) ka goditur në masë të madhe ndërmarrjet private dhe ekonominë e vendit në përgjithësi. Si pasojë e kufizimeve të lëvizjes, zinxhirët e furnizimit janë vështirësuar e në disa raste edhe ndërprerë plotësisht. Në anën tjetër, kërkesa e gjithmbarshme ka pësuar rënie drastike duke kufizuar likuiditetin e ndërmarrjeve dhe duke i sjellë ato para kolapsit financiar.
Se çfarë do të sjellë e ardhmja është ende e paqartë. Në këtë kohë të pasigurisë së madhe ndërmarrjet duhet të ballafaqohen aktivisht me shuarjen e “zjarreve” të brendshme. Optimizmi i procesit të furnizimit dhe atij të shitjes janë me prioritet absolut në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtja e afarizmit dhe minimizohen humbjet eventuale.
Optimizmi i këtyre proceseve do te duhej të fokusohej ne çështjet vijuese:
- Optimizmi i procesit të furnizimit
- Në mënyrë që të minimizoni shpenzimet, definoni se cilat janë produktet dhe shërbimet kritike për funksionimin e ndërmarrjes tuaj
- Analizoni stokun aktual dhe kërkesat afatshkurtra për produkte dhe shërbime
- Përgatitni një plan të detajuar të furnizimit, që do të ju sigurojë sasi të duhur të resurseve në kohën e duhur
- Optimizoni prodhimin në linjë me vlerësimin e kërkesës së tregut
- Për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm vlerësoni riskun e ndërprerjes së kanaleve aktuale të furnizimit dhe identifikoni furnitorë alternativ
- Shfrytëzoni mjete digjitale për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me furnitorët tuaj
- Me qëllim të përmirësimit të likuiditet, ri-negocioni çmimet dhe kërkoni shtyrje të afateve të pagesës nga furnitorët
- Optimizimi i procesit të shitjes
- Analizoni kërkesën reale të konsumatorëve tuaj në këtë periudhë dhe optimizoni aktivitetet tuaja të marketingut në linjë me këtë kërkesë
- Fokusohuni në ndërtimin e kanaleve digjitale të shitjes (Webfaqe, media sociale, portale shitjesh, etj.)
- Etabloni dhe shfrytëzoni kanale direkte të kontaktit me klientët tuaj (Webfaqe, media sociale, buletin elektronik, online chat, etj.)
- Promovoni produktet apo shërbimet tuaja përmes marketingut digjital
- Analizoni kanalet aktuale të distribuimit si në aspekt të kostos ashtu edhe të përshtatshmërisë. Sipas nevojës, identifikoni kanale alternative të distribuimit.