Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka lansuar sot Iniciativën për Fuqizim Digjital (DEI) për të përkrahur kompanitë kosovare drejt transformimit digjital.
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MNVM) do të përfitojnë shërbime për digjitalizim me qëllim që të rrisin performancën, konkurrueshmërinë dhe qasjen në treg.
Shërbimet e digjitalizimit të ofruara në kuadër të DEI përfshijnë:
- E-Commerce / Platformat e Shitjes Online
- Marketing-un Digjital
- Kontabiliteti Digjital dhe / ose HR
- Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin (CRM) dhe Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjeve (ERP), dhe
- Programe të ndryshme automatizimi dhe optimizimi.
MNVM-të nga të gjithë sektorët mund të bëhen pjesë e DEI, ndërsa inkurajohen për aplikim ndërmarrjet që menaxhohen nga gratë, që vijnë nga zona të disavantazhuara, që ulin varfërinë, që promovojnë ekonomi të gjelbër, dhe ato që përfaqësojnë minorititetet.
Detajet tjera rreth kësaj thirrje si dhe formularin për të aplikuar e gjeni në uebfaqen e KIESA’s në: https://bit.ly/2C6VyME. Afati për aplikim është 17 korrik 2020.
Iniciativa për Fuqizim Digjital përkrahet nga “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare – ACCESS”, projekt i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.