Moda e Prishtinës komunikon online

Rroba që diktojnë modën shiten në dyqanin e Rita Saraçit në qendër të Prishtinës. Ajo kuron me stil të gjitha produktet që janë të gatshme për t’u veshur në FAR – nga xhaketa tek pantallonat, bluzat e deri tek fustanat e mbrëmjes. Meqë shumica e klientëve të saj janë përdorues të platformave digjitale, Rita është e bindur se transformimi digjital është një mundësi për të zgjeruar shitjet.

“Në këtë kohë pandemie, kur porositë në internet janë shtuar, e kam kuptuar që një ueb faqe që ka të integruar shitjen (e-commerce), është ajo që më duhet më së shumti. Kjo do të rrisë shikueshmërinë e brendit tim dhe shpresoj që edhe shitjen gjithashtu, si brenda ashtu edhe jashtë vendit,” thotë Rita.

Uebfaqja po zhvillohet përmes Iniciativës për Fuqizimin Digjital (IFD) që është mekanizëm i financuar nga KIESA e që mbështetë transformimin digjital të bizneseve kosovare. Zbatimi i IFD-së përkrahet nga programi ACCESS, që është i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).

Rita tashmë do të mund të listojë edhe në internet të gjitha produktet e dyqanit, që janë kryesisht të prodhuara në Kosovë. Ky transformim digjital pritet të shumëfishojë numrin e porosive, si dhe të rrisë numrin e të punësuarve në kompaninë e Ritës.

Vala e dytë e përkrahjes së ndërmarrjeve në kuadër të DEI ka filluar në dhjetor të këtij viti.