Teknologji që vishet për audienca digjitale globale

Unike. Futuriste. Digjitale. Karakteristikat e tilla përcaktojnë rrobat e Fight or Flight që i përkasin modës së ngadaltë, një koncept me shpenzime minimale dhe kënaqësi maksimale. Stilistja e brendit, Hana Zeqa, operon nga një studio e vogël në Prishtinë por nuk sheh ndonjë pengesë për të komunikuar me audiencë globale.

“Produktet e mia po shiten në të gjithë botën falë mjeteve digjitale që po përdor për brendin tim,” thotë Zeqa e cila i qëndron besnike ngjyrave të cilat i ka për zemër në çdo dizajn unik që e prodhon.

Duke e ditur se koleksionet e saj nuk janë dedikuar masës, Zeqa përmes Iniciativës për Fuqizimin Digjital (IFD) zhvilloi një strategji të marketingut digjital për audienca të caktuara, si në vend ashtu edhe tek ato ndërkombëtare. Strategjia u zhvillua për të promovuar dizajnet në internet, me fokus të veçantë në kanalet të mediave sociale. “Përvoja me kompaninë e marketingut më ka ndryshuar sjelljen në internet, ku tani unë jam shumë më e pranishme dhe interaktive me audiencën time dhe blerësit e mundshëm,” thotë Zeqa.

IFD-ja është mekanizëm i financuar nga KIESA, që mbështetë transformimin digjital të bizneseve kosovare. Zbatimi i IFD-së përkrahet nga programi ACCESS, që është i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC). Fight or Flight ishte një nga kompanitë e mbështetura në raundin e parë të zbatuar në mes të vitit pandemik 2020.

Zeqa ka përqafuar ndryshimin e detyrueshëm në sjellje të shkaktuar nga COVID-19, jo vetëm duke e praktikuar nëstudion e saj por edhe nga të gjithë sipërmarrësit e rinj. “Pandemia ka normalizuar digjitalizimin në modë, diçka që unë e kam mësuar si studente në Londër disa vjet më parë,” thotë Zeqa e cili planifikon këtë vit të ofrojë një koleksion plotësisht digjital duke përdorur tekstile të shtypura në format 3D. Kjo qasje i lejon asaj të vazhdojë hulumtimin duke kombinuar veshjet me teknologjinë për një industri më të qëndrueshme të modës, një tipar që e bën Fight or Flight një pionier të teknologjisë që vishet në Kosovë.