Zyra për Energji kalon në kompetencë të Qeverisë

Prishtinë, 11 tetor 2004 – Zyra për Energji e Kryeministrisë së Kosovës prej sot edhe formalisht do të marrë kompetencat që i janë dhënë për këtë sektor. Këto kompetenca do të bartën në bazë të Rregullorës së UNMIK-ut të nënshkruar më 4 gusht 2004. Kjo rregullore i jep të drejtë Zyrës së energjisë që t’i koordinojë të gjitha aktivitetet e Qeverisë në raport me energjinë. Përgjegjësit e kësaj zyre pohojnë se në negociatat për memorandumin e bashkëpunimit rajonal në fushën e energjetikës Kosova do të jetë partner i barabartë sikurse edhe vendet e tjera të rajonit.

Pranvera Dobruna, udhëheqëse e Zyrës për Energji thotë se krijimi i Ministrisë së Energjisë, e cila do të bëhet pas zgjedhjeve të përgjithshme do të kalojë tek institucionet vendore edhe të drejtën e përcaktimit të politikave për shfrytëzimin e resurseve natyrore.

ECIKS / QiK