Prishtinë, 9 tetor 2004 – Organizata Ndërkombëtare e Standardeve (ISO) i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, për ta përdorur një SWIFT kod të posaçëm për Kosovën, i cili do të dallonte nga ai i Serbisë dhe Malit të Zi.
Petersen më 19 gusht të këtij viti kishte kërkuar përmes një letre nga ISO-ja, që të aprovohet kodi ekzistues për Kosovën “QZ” i cili aktualisht është duke u përdorur edhe nga “VISA Card”.
Në letrën e ISO-s, drejtuar shefit të UNMIK-ut thuhet se Organizata Ndërkombëtare e Standardeve, nuk e kundërshton përdorimin e “SWIFT” kodit të “VISA Card” për Kosovën.
Kodi “QZ” gjendet në radhën e kodeve të caktuara të shfrytëzuesve, prandaj, Agjencia e Mirëmbajtjes së ISO-së nuk e kundërshton VISA-n që ta përdor “QZ” për të identifikuar territorin e Kosovës për shfrytëzim të aplikacionit për “SWIFT”, thuhet në letrën e ISO-s dërguar më 29 shtator 2004 në adresë të Jessen-Petersenit.
ECIKS / QiK