VJENË – Mediat austriake njoftojnë se Industria Automobilistike “Zastava” e Kragujevcit ka filluar importimin e amortizatorëve nga fabrika “Amortizatori” në Prishtinë. Gjithashtu, “Zastava” do të bëjë edhe importimin e kornizave metalike për shasitë e automjeteve nga fabrika “Ramiz Sadiku” në Pejë.
Këto dy kompani kosovare kanë prodhuar vite me radhë për tregun ish-jugosllav dhe një pjesë të konsiderueshme të produkteve të veta i kanë plasuar edhe në tregun evropian. Pas luftës në Kosovë “Amortizatori” ka lidhur marrëveshje të veçanta bashkëpunimi me prodhuesin francez “Renault” dhe me disa ndërmarrje në Austri.
Kjo marrëveshje zyrtare e bashkëpunimit ekonomik në mes të ndërmarrjeve shtetërore dhe shoqërore të Kosovës dhe atyre të Serbisë, është ndër ndër të parat e këtij lloji, të lidhura pas përfundimit të luftës në Kosovë.
ECIKS – (K.D.)