Në Evropën lindore po zhvillohen koncerne të fuqishme

VJENË – Në Evropën Lindore po zhvillohen koncerne jashtëzakonisht të fuqishme, që shumë shpejt do të mund të “gëlltisin” ndërmarje nga regjioni i BE-së, vlerëson Heinz Sernetz udhëheqës i bankës së investimeve Raiffeisen Investment Bank në Austri. Si koncerne me fuqi jashtëzakonisht të lartë blerëse dallohen kompanitë ruse, që kanë arritur t’i mposhtin kompanitë perëdimore jo vetëm në tregun vendor, mirëpo edhe në atë rajonal. Sukseset më të mëdha të ndërmarrjeve ruse janë shënuar kryesisht në sektorin e naftës dhe derivateve të saj. Ky sektor momentalisht është mjaft lukrativ si rezultat i rritjes së çmimeve të naftës në muajt e fundit dhe procesit vijues të privatizmit të ndërmarrjeve shtetërore të naftës në Evropën Juglindore, si për shembull të INA-ës kroate.

Që me të vërtetë kompanitë juglindore blejnë më shumë në tregjet vendore, tregon edhe fakti se 63 përqind e transakcioneve për Mergeers&Acquisition u zhvilluan brenda vendit, në krahasim me 50 përqind të vitit të kaluar. Struktura e klientëve pranë Raiffeisen Investment AG ka ndryshuar poashtu. Para dy viteve klientet nga Evropa Juglindore përbënin 10 përqind të klientëve të gjithmbarshëm, kurse sot përbëjnë prej 25 deri në 30 përqind. Si rezultat i këtyre zhvillimeve, tregon Sernetz, struktura industriale në Evropën Juglindore do të ndryshojë plotësisht duke i shtyre ndërmarrjet perëndimore drejt kufijve të tyre.

ECIKS – (H.M.)