Shumica e gjermanëve janë „analfabetë financiar“

BERLIN – Një studim i „Commerzbank“ tregon se pjesa dërmuese, diku rreth 95% e popullatës gjermane janë „analfabetë financiar“. Subjekt i këtij survejimi kanë qenë gjermanët e moshës 18-65 vjeçare, të cilët janë përgjigjur në një sërë pyetjesh nga lëmia e financave, të ardhurave, kredive dhe pensioneve, të hartuara nga ekspertët e „Commerzbank“ në bashkëpunim me Universitetin e Oldenburgut.

Rezultatet e këtij studimi janë rrënqethëse: vetëm 5 përqind e të anketuarve kishin njohuri shumë të mira apo të shkëlqyeshme nga lëmi i financave, duke u përgjigjur drejt në më shumë se 80 përqind të pyetjeve. Ndërsa, shumica e të anketuarve nuk kishin përgjigje në pyetjet bazë, si për nivelin e inflacionit në Gjermani, selinë dhe detyrat e Bankës Qendrore Evropiane, apo dallimin në mes të kreditkartës dhe chip – kartelës bankare. Profesori i Universitetit të Oldenburgut, Volker Brettschneider, që ka bashkëpunuar në realizimin e këtij studimi, vlerëson me dëshpërim se në Gjermani ka jashtëzakonisht shumë „analfabetë financiar“ dhe se për edukimin e popullatës në lëmitë ekonomike, duhet bërë më shumë.

ECIKS (K.D.)

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.