Vodafone: Do të investojmë 150 milione euro

TIRANË, 12 SHTATOR 2003 – Kryeministri Fatos Nano takoi dje shefin ekzekutiv te “Vodafone Omnitel”, Vitorio Colao dhe Xhorxh Koronias, zv/kryetar dhe shef ekzekutiv i “Vodafone-Panafon”dhe kryetar i “Vodafone Albania”.

Nano i ka garantuar ata per mbeshtetjen e vazhdueshme te qeverise shqiptare per kompanite qe operojne ne fushen e telefonise celulare ne vend. Ndersa, Colao u shpreh se “Vodafone” do te zgjeroje investimin, duke ofruar ne treg nje numer sherbimesh te tjera ne telefonine celulare. Shefi i “Vodafone-Omnitel” ka njohur Kryeministrin me faktin se rreth 150 milione euro te tjera do te investohen ne 3-5 vitet e ardhshme ne Shqiperi.

Nderkohe, Kryeministri u shpreh se tashme vendi ofron garancite e nevojshme per investitoret strategjike, gje qe ndikon drejteperdrejte ne nje treg me te hapur dhe me te integruar. Nano tha se sherbimi celular ne Shqiperi me “Vodafone” dhe AMC ka krijuar tashme nje treg qe ofron mjaft komoditet per te gjithe, duke u bere nje mjet lehtesues dhe, shpesh, i domosdoshem ne veprimtarine e perditshme. Ai ka falenderuar per kontributin e kompanise edhe ne mbeshtetjen e veprimtarive te ndryshme ne Shqiperi.

ECIKS / Korrieri