KEK: Reduktime të energjisë elektrike çdo katër orë

PRISHTINE, 12 SHTATOR 2003 – Pesëqind megavat orë energji elektrike është konsumi i përgjthshëm në Kosovë këto ditë, ndërsa prodhohen vetëm 350 megavat orë, që do të thotë se aktualisht Kosovës i mungojnë 150 megavat orë.

Pas rënies nga prodhimi të Bllokut B2 për shkak të riparimeve të nevojshme, pasi dimri po afrohet dhe nevojat për energji po rriten, në prodhim kanë mbetur katër blloqe të termocentralit Kosova A ,me blloqet A1,A3,A4 dhe A5, të cilat arrijnë të prodhojnë, së bashku, jo më shumë se 350 megavat-orë energji.

Mungesa e 150 megavatëve të energjisë elektrike, sipas zyrtarëve, nuk ka mundur të plotësohet nga importi për shkak të mungesës së fondeve, prandaj orari i reduktimeve është rritur nga 5 me 1 në 4 me dy. Riparimin e Bllokut 2 , sipas Beti Davson, udhëheqëse e Depamentit për mardhënie me media në KEK, është duke e financuar Agjensioni Evropian pë Rindërtim.

ECIKS / Kosovapress