KE diskuton NVM-te (SOE) me qeverine kosovare

PRISHTINE, 12 SHTATOR 2003 – Organizuar nga Komisioni Evropian, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës, dje në Prishtinë u mbajt mbledhja e parë mbi Marrëveshjen Evropiane për ndërmarrje të vogla dhe te mesme (NVM), që ka për qëllim plotësimin e kushteve që ndërmarrjet e vogla kosovare të bëhen nënshkruese të Kartës Evropiane të ndërmarrjeve të vogla.

Ministri i tregtisë dhe industrisë Ali Jakupi tha se “me nënshkrimin e kësaj karte, që paraqet kaptinë të veçantë në fushën e stabilizim-asocimit, ndërmarrjet e vogla kosovare marrin përsipër rishikimin e politikës së ndërmarrjeve të vogla, sipas kritereve dhe standardeve të Komisionit Evropian”.

Në mbledhjen e parë mbi marrëveshjen evropiane të ndërmarrjeve të vogla, pjesëmarrësit miratuan edhe një sërë plotësimesh të Statutit dhe të Kartës Evropiane të ndërmarrjeve të vogla.

ECIKS / Balkanweb