PRISHTINE, 13 SHTATOR 2003 – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave mbajtën dje konferencën e parë me donatorë lidhur më investimet e mundshme në zhvillimin e kulturës në Kosovë, në veçanti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës në sport.
Qëllimi i konferencës ishte që të sensibilizohet vëmendja e opinionit ndërkombëtar, në rend të parë e donatorëve të vendeve mike, që të investojnë në zhvillimin e kulturës , mbrojtjen e trashëgëmisë kulturore, si dhe në ngritjen e qendrave të reja rinore, tha para donatorëve ministri i Kulturës , Rinisë dhe Sportit, Behxhet Brajshori.
Ndërkaq, Ali Sadriu, ministër i Ekonomisë dhe Financave, tha se trashëgëmia kulturore kërkon dorën tonë ,prandaj ne, në bashkëpunim me Ministrinë e kulturës kemi bërë këtë organizim, që t’iu drejtohemi miqëve tanë që të investohet në kulturë në veçanti, në mënyrë që trashëgëmia kulturore të riparohet dhe të shpëtohet nga dhëmbi i kohës.
ECIKS / Balkanweb