Tregtia e lirë më Shqipërinë hyn në fuqi më 1 Tetor

PRISHTINE, 13 SHTATOR 2003 – Shtylla e IV e UNMIK, njofton se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të zbatohet duke nisur nga 1 tetori 2003.

Siç parashikohet në marrëveshjen e nënshkruar nga ish-PSSP Mikael Shtajner dhe Ministri i Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Malaj me 7 korrik, MTL me Shqipërinë hyn në fuqi në muajin e dytë pas datës së pranimit të dy shënimve të fundit, me të cilën palët kontraktuese e njoftojnë njëri tjetrin përmes kanaleve të duhura se e kanë ratifikuar marëveshjen.

Autoritetet Doganore të UNMIK-ut aktualisht janë duke i bërë përgatitjet e fundit për një zbatim të saktë dhe të duhur të marrëveshjes.

ECIKS / Kosovapress