Përfundon greva e minatorëve dhe mësuesve

Prishtinë, 14 SHTATOR 2003 – Mbi 500 minatorë pezulluan deri më 1 tetor, grevën 12 ditëshe pas bisedimeve që zhvilloi me ta kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, i cili u premtoi minatorëve se do të diskutojë për gjendjen në minierat e Kosovës me administratën ndërkombëtare. Administrata ndërkombëtare ka në kompetencë të saj minierat e Kosovës. Minatorët kërkojnë që të gjendet zgjidhje për problemet e tyre sociale dhe ekonomike dhe patën paralajmëruar se do të radikalizonin grevën e tyre nëse autoritetet nuk gjejnë zgjidhe.

Qeveria u ka ofruar minatorëve 150 mijë euro ndihmë, e cila do të fillojë të shpërndahet menjëherë. Më pas duhet të fillojë pensionimi i minatorëve mbi 50 vjeç, dhe do të mundësohet ndihmë sociale për ata që nuk do të pensionohen ose që nuk do të kthehen në punë deri në rifillimin e prodhimit të kombinatiti Trepca. Greva e minatorëve u pezullua pas dy orë bisedimesh të kryeministrit Bajram rexhepi me minatorët grevistë.

Sot, të henen, pritet qe gjithashtu te ndërpritet edhe greva e mësuesve të cilët kërkojnë rritje pagash, dhe të rifillojë mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës. Organizatorët e grevës, sindikata e bashkuar e arsimit, shkencës dhe kulturës, pas premtimit te qeverise per rritjen e pagave per 20 përqind, por duke I shtuar kësaj shume edhe 5 përqind në fillim të vitit të ardhshëm, duket se ka vendosur te nderprese greven e te rifilloje mesimin.

ECIKS / VOA