Kthehet optimizmi në industrinë automobilistike

Frankfurt, 15 SHTATOR 2003 – Optimizmi është pjesë e çdo ekspozite e natyrisht edhe e asaj të automjeteve në Frakfurt. Por asnjë ekspozitë e tillë nuk ka zgjuar më shumë interes se kjo e vitit 2003. Kjo për faktin se të gjitha firmat janë në unison kur thonë se viti i ardhshëm do të jetë ai i kthesës për industrinë e aotumobilëve. Dhe shenjat e permirësimit janë të dukshme në ndrryshim nga katër vitet e fundit. Kështu mendon edhe Bernd Gotshalk, Presidenti i Shoqatës së Industrisë gjermane të Automobilëve: “Ne nuk jemi euforikë pasi e dimë që nuk mundemi të ndryshojmë konjukturën të vetëm. Por një gjë është e sigurtë: koha e zhvillimit të ekspozitës është ideale. Me një numër të madh modelesh të reja si Volkswagen Golf apo Opel Astra të cilët kërkojnë natyrisht blerësit e tyre ekspozita vjen në momentin e duhur. Dhe nëse këto produkte i gjejnë blerësit e vet atëherë do të kemi në vitin 2004 një konjukturë që do të jetë më e mirë se ajo e katër viteve të shkuara”.

Industria automobilistike gjermane që përbën degën më të madhe të industrisë në vend i ka kryer mirë detyrat. Në Frankurt do të paraqiten më shumë modele të reja se kurrë më parë; gjithsej 60 syresh. Një prej tyre është dhe Golfi i ri, krenaria e koncernit Volkswagen. Megjithatë shefi i Koncernit Bernd Pischetsrieder është i kujdesshëm me parashikime: “Megjithë shpenzimet e mëdha për modelin e ri ne si ndërmarrje kemi fituar pjesë të mëdha të tregut në Gjermani. Dhe ky është një ogur i mirë. Sigurisht që ekspozita e Frankfurtit është një simbol: por rritja vjen nga arsye të tjera. Kjo që po përjetojmë tani nuk është veçse një shtysë emocionale”.

Megjithatë prezantimi i modeleve të rinj ishte më se i nevojshëm. Kjo pasi mosha mesatare e automjeteve në Gjermani është tetë vjet. Pikërisht këtë gjë e dinte edhe firma BMW e cila sjell në ekspozitë dy modele të rinj. Shefi i bordit drejtues Helmut Panke është optimist: “Unë mendoj dhe shpresoj që ekspozita e Frankfurtit do të sjellë një impuls të ri. Për këtë egzistojnë provat: risitë janë të dukshme. Kështu që ne shpresojmë edhe psikologjikisht se rritja e ardhshme është e sigurtë. Ne mendojmë se do të shohim impulse të reja në Evropë e veçanërisht në Gjermani”.

ECIKS / Dwelle