Vlera e PTK-së mbi 1 miliard euro, thotë menaxhmenti

Prishtinë, 15 qershor 2007 – Qeveria e Kosovës duhet të vendos kur dhe si do të bëhet privatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës. Por, kjo duhet të bëhet në harmoni me vlerën e ndërmarrjes e cila sipas vlerësimeve të PTK-së kap vlerën prej një miliard eurosh. Kështu u tha pas takimit të sotëm të kreu të Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj dhe ish drejtorit të PTK-së Etrur Rrustemaj.

Beqaj më tej tha se është me rëndësi që Posta, sikurse edhe ndërrmarjet tjera të gjejnë vlerën e vet në treg. “Kjo për mua është shumë me rëndësi sepse kuotizimi i ndërmarrjeve të mëdha publike të cilat për momentin ne e kemi një të tillë dhe rritja e vlerave të tyre është me potencial të jashtëzakonshëm. Prandaj është vendim i Qeverisë se kur do ta marrë vendimin për privatizim, mirëpo kjo duhet të bëhet gjithmonë në harmoni me vlerën e ndërmarrjes të cilën e ka në treg”. Duke folur rreth privatizimit të Postës dhe Telekomunikacionit të PTK, ish drejtori i saj Etrur Rrustemaj tha se privatizimi është pjesë e qeverisë, e cila do të vendos se a do të privatizohet dhe kur mund të ndodh kjo. “Analizat financiare për momentin apo vlerësimi i Valës 900 janë bërë nga stafi i brendshëm i PTK – së. Këto analiza do të verifikohen edhe prej konsulencës ndërkombëtare. Për momentin PTK – ja kap vlen 900 deri në 1 miliard euro ndërsa tani varet nga Qeveria, institucionet përkatëse dhe aksionarët se kur dhe si do të bëhet privatizimi”, tha Rrustemaj. Vlera e PTK-së në treg këtë vit është shumë më e lartë se sa vitin e kaluar, bëri të ditur ish drejtori i PTK-s Etrur Rrustemaj, duke mos përmendur vlerën e vitit të kaluar.

ECIKS