Vazhdojnë reduktimet e rrymës në Kosovë

PRISHTINË, 16 SHTATOR 2003 – Situata energjetike në Kosovë po vazhdon të jetë e vështirë. Dje, blloqet e termocentraleve prodhuan 280 megavatë energji elektrike.

Orari i reduktimeve edhe dje vazhdoi të jetë katër orë me energji dhe dy pa të.

Dispeçerët kujdestarë të KEK-ut, thonë se nuk kanë ndonjë avari, por nuk pranuan të japin hollësi rreth shkaqeve të kësaj gjendjeje.

ECIKS / QIK

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.