Suedia i thotë "Nej" Euros

Stockholm, 16 Shtator 2003 – Në Suedi te dielen u zhvillua referendumi për përdorimin apo jo të Euros si monedhë të re të vendit.

Mbi shtatë milionë votues kanë të drejtën e votës në këtë vend. Merret vesh se 56% e suedezeve kane votuar kunder monedhes se perbashket Evropiane duke rrumbullaksuar “Nej” (Jo – ne Suedisht) ne fletet e votimit.

Votimi i së dielës vjen pak ditë pas vrasjes së Ministres së Jashtme Anna Lindh, e cila ishte në favor të euros. Vdekja e saj pritej te rriste numrin e atyre që do te votojnë në favor të euros.

Para se zonja Lindh të vritej, e goditur me thikë të mërkurën në një qender tregtare, në Suedi kundërshtimi ndaj euros ishte shumë i fortë. Sondazhet e bëra një ditë pas vrasjes tregonin se mbështetësit e euros ishin për herë të parë duke udhehequr ne anketa. Megjithate ne votimin e se dieles mbizoteruan kundershtaret e Euros.

Suedia u fut në Bashkimin Evropian në vitin 1995, por vendosi të mos pranonte monedhen e re Evropiane kur Euro u fut në qarkullim katër vjet më pas, në vitin 1999.

ECIKS (E.Sh.)

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.