TKP nuk gezon perkrahjen e institucioneve Kosovare

PRISHTINË, 16 SHTATOR 2003 – Kryeparlamentari Nexhat Daci, priti drejtoren e Trustit të Kursimeve Pensionale te Kosoves (TKP), Arjeta Koshutovën, me çrast u bë e ditur se në këtë fond janë mbledhur rreth 23 milionë euro.

Daci, theksoi se Trusti nuk do ta ketë mbështetjen e institucioneve vendore, përderisa ndjek politikën e investimit te mjeteve te ketij fondi jashtë Kosovës.

Nje politike e tille, sipas zyrtarëve të Trustit, arsyetohet me sistemin jo të sigurtë bankar në vend, megjithese sipas shumices derrmuese te eksperteve sistemi bankar kosovar eshte me moderni ne Ballkan dhe ne nivel te barabarte me sistemet e shteteve te BE-se.

ECIKS / RTK