PRISHTINË, 17 SHTATOR 2003 – Muajin e kaluar Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKP), ka mbushur plot një vit prej fillimit të mbledhjes së kontributeve të para për kursimet pensionale në Kosovë.
Gjatë këtij viti Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka mbledhur gjithsejt 23 milionë euro nga më shumë se 100 mijë të punësuar në më shumë se 300 subjekte, thanë dje drejtuesit e Trustit në një takim me qytetarë.
Vlen te permendet se ne takimin e djeshem te TKP-se me kryeparlamentarin Nexhat Daci, ky i fundit ka paralajmeruar TKP-ne se nuk do ta kete perkrahjen e institucioneve Kosovare perderisa te vazhdohet qe mjetet e grumbulluara ne Kosove te investohen jashte saj.
Lexoni lajmin e ditës së djeshme lidhur me takimin Daci-TKP
ECIKS (E.Sh.)