100 biznese restaurojne 100 shkolla

SHKODËR, 17 SHTATOR 2003 – Ne kuadrin e nismes “Biznesi dhe shkollat e Veriut te Shqiperise”, 100 biznese kane marre ne patronazh rehabilitimin e 100 shkollave ne zonat veriore dhe verilindore te vendit, te cilat po kthehen ne qendra te rendesishe te edukimit, duke krijuar kushte bashkohore per zhvillimin e procesit mesimor.

Nen kujdesin e drejtperdrejte te Kryeministrit Fatos Nano, ne nje takim te gjere ne qytetin e Burrelit, me 14 korrik u lancua nisma “Biznesi dhe shkollat e Veriut te Shqiperise”. Sipas kesaj nisme, do te perfitojne rreth 100 shkolla. Prej tyre 35 shkolla do te rikonstruktohen plotesisht dhe 25 te tjera do te kene nje rikontruksion te thelle. Ne kete nisme jane perfshire 83 kompani te medha private, 14 banka dhe 13 kompani shteterore.

Ne rrethin e Shkodres jane marre nen kujdesin e biznesit 25 shkolla te mesme dhe fillore, te cilet do te vazhdojne te mbeten nen kujdesin dhe mirembajtjen e bizneseve.

ECIKS / Korrieri