PRISHTINE, 17 SHTATOR 2003 – Pranimi i statusit të pensionistit, kthimi i 30 milionë eurove që ua ka borxh Serbia, dhënia e parave për secilin pensionist për punën që ka kryer gjatë 40 viteve, janë kërkesat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të cilët duke filluar nga dje do të organizojnë protesta në shtatë qendra komunale të Kosovës.
Protesta e parë është mbajtur para selisë së UNMIK-ut në Prizren.
Protestat do të vazhdojnë deri më 24 shtator, kur është parashikuar që ato pastaj të mbahen vetëm në Prishtinë para Kuvendit të Kosovës dhe selisë së UNMIK-ut. Protesta e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës ishte paralajmëruar kohë më parë nga kryetari i kësaj shoqate, Rasim Domi.
ECIKS / Kosovapress