PRISHTINË, 17 SHTATOR – Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Zef Morina, udhëheqësi i Shtyllës IV të UNMIK-ut Nikolas Lambsdorf dhe përfaqësuesit e Hamburg-International nenshkruan dje në Prishtinë kontratën e tenderit për themelimin e Aviokompanisë së Kosovës.
Hamburg International është kompani ajrore, e cila fitoi tenderin e AKM-së në pjesën e parë të këtij viti në konkurrencë ndaj së cilës ishin edhe tri kompani të tjera.
Tri kompanitë kosovare, Eurokoha, Kosova Reisen dhe Malësia Reisen, janë njëherësh edhe partnerë të Hamburg International dhe aksionarë kryesorë të “Kosova Airlines”.
ECIKS