TIRANË, 12 GUSHT – Drejtoresha e Doganave Tatjana Kongoli ka firmosur dje dhe 2 pezullime te tjera qe jane ne vazhden e shkarkimeve qe nisen pak kohe me pare. Masa e pezullimit eshte marre ndaj shefit te sektorit te procedurave ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave, Sajmir Sinani dhe specialistit te sektorit te procedurave ne kete drejtori Qirjako Karaguni.
Te dy punonjesit e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave jane pezulluar me motivacionin “shperdorim detyre”. Pak kohe me pare u shkarkua nga detyra nendrejtori i pergjithshem i doganave si dhe 3 zyrtare te tjere te larte ne drejtorine e pergjithshme te doganave.
Stuhia e shkarkimeve ka prekur edhe tre rrethe ku u shkarkuan drejtoret e Doganave te Beratit, te Qafë Thanës ne Pogradec dhe asaj te Tri Urave ne Gjirokaster.
ECIKS / BalkanWeb