Kompanitë shqiptare, suksesi i privatizimit në Kosovë

TIRANË, 13 GUSHT 2003 – Ftesa zyrtare qe beri para pak kohesh Ministri i Ekonomise se Kosoves, Ali Jakupi per pjesmarrjen e kompanive shqiptare ne procesin e privatizimit ne Kosove, duket se ka rezultuar e suksesshme. Nje kompani shqiptare e quajtur “ADI shpk” ka blere per me shume se 2,23 milione euro fabriken e prodhimit te materialeve te ndertimit “Perparimi” ne Skenderaj te Kosoves. Oferta e kompanise shqiptare, sipas medjave kosovare, ka befasuar Agjencine Kosovare te Mirebesimit (struktura pergjegjese per privatizimin), pasi oferta e dyte per blerjen e fabrikes ka qene sa nje e treta e shumes qe ka ofruar kompania shqiptare, ose 751 mije euro. Kjo shitje vleresohet si nje nder me te suksesshmet e deritanishme qe kur ka filluar procesi i privatizimit ne Kosove. Por, sic duket kompania shqiptare “ADI shpk” e joshur nga tregu i Kosoves ka planifikuar te beje edhe disa blerje te tjer atje. Ajo ka hyre ne bisedime me autoritetet e UNMIK dhe Agjencise Kosovare te Mirebesimit per blerjen e fabrikes se Ferronikelit ne Gllogoc. Blerja e kesaj fabrike pritet te veje ne shfrytezim disa vendburime te nikel-silikateve ne Surroj dhe Mamez te rrethit te Kukesit. Kompania ADI kohe me pare ka marre nje leje nga Ministria e Industrise dhe Energjitikes per shfrytezimin e ketyre mineraleve ne Kosove. Duke blere fabriken kosovare te Gllogocit kompania shqiptare pritet te realizoje ciklin e mbyllur te nxjerrjes dhe te perpunimit te nikel -silikateve, te cilat ne zonen e Kukesit gjenden me tonelata te pashfrytezuara. Nderkohe qe “ADI shpk” eshte shnderruar ne nje shembull te mire te investimeve nepermjet privatizimit ne Kosove, mjaft kompani te tjera shqiptare me aktivitet edhe ne fushen e sherbimeve kane ne planet e tyre te biznesit edhe tregun Kosovar. Kryetari i Unionit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise ne vendin tone, Luan Bregasi, u shpreh se, shume kompani shqiptare tashme e kane shtrire aktivitetin e tyre ne Kosove, sidomos ne ofrimin e sherbimeve. Biznesi shqiptar ka mjaft interes per tregun e Kosoves, per afrimin e te cilit po paguan edhe nje takse te posacme per ndertimin e nje rruge te re qe do te shkurtonte distancat ndermjet Shqiperise dhe Kosoves. Marredheniet tregtare ndermjet dy vendeve jane rritur ndjeshem vitet e fundit. Gjate vitit te kaluar u eksportuan rreth 5.5 milione dollare mallra ne Kosove. Ndersa me hyrjen ne fuqi te marreveshjes se tregtise se lire ne shtator te ketij vitit pritet qe volumet tregtare dhe bashkepunimi ekonomik ndaj dy vendeve te rritet. Pothuajse 50 per qind e produkteve do te fillojne te tregtohen me tarifa zero e sidomos ato te lendeve te para, cka pritet t’i sherbeje industrive te te dyja vendeve.

ECIKS / Korrieri