SHBA – BE: Marrëveshje për Bujqësinë

BRUKSEL – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje kornizë, në bazë të së cilës do të fillojë zvogëlimi i subvencioneve për bujqësinë, njofton Brukseli zyrtar. Sipas zëdhënësit të BE-së në Bruksel, z. Eric Marmer, pas këshillimeve paraprake në kryeqytetet e BE-së kjo marrëveshje do t’i paraqitet Organizates Tregtare Botërore (WTO) në Gjenevë. Marmer nuk u prononcua fare rreth përmbajtjes së këtij dokumenti, mirëpo vlerësoi se nuk është fjala për një marrëveshje definitive, por vetëm për krijimin e bazës për diskutim.

Subvencionet për bujqësinë dhe tarifat doganore për produktet bujqësore janë pikat kryesore në mosëmarrveshjet e shteteve perëndimore, sa i përket liberalizimit të tregtisë botërore. Vendet në zhvillim kërkojnë vazhdimisht mënjanimin e këtyre barrierave, të cilat atyre u vështirësojnë çasjen në tregjet perëndimore. Mirëpo, vendet e industrializuara nuk janë ende të gatshme për një hap të tillë, edhe pse brenda vet këtyre shteteve ekzistojnë mendime të kundërta për këtë problematikë. ShBA-të janë të interesuara të bëjnë kufizimin e të gjitha doganave në 25 për qind. Ndërsa, vendet e Bashkimit Evropian kanë interes që doganat të jenë shumë më të larta dhe të arrijnë vlerat
deri në 36 për qind.

Kompromisin që është arritur tash, Mamer e ka përshkruar si “test kornizë me disa detaje në vete”. Sakaq, WTO-ja ka ftuar ShBA-të dhe BE-në pë raundin e ri të bisedimeve, pasiqë kjo marrëveshje krijon kushtet për fillimin e një procesi konkret të bisedimeve. Konferenca e ardhshme e WTO-së pritet të mbahet kah mesi i shtatorit në Cancun të Meksikës.

ECIKS (K.D.)

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.