Varianti me i shkurtër për rrugën Durrës-Morinë

TIRANË – Lobi parlamentar per rrugen Durres-Morine, ka vleresuar angazhimin e partive politike per te bashkepunuar ne realizimin e ketij projekti, duke nenshkruar ne kete drejtim dhe nje promemorje parlamentare. Ky grupim, ne te cilin perfshihen deputete nga te gjitha partite politike, te majta dhe te djathta dhe qe drejtohet nga deputeti socialist Petro Koci, ka marre mbeshtetjen e 91 deputeteve, duke nenshkruar promemorjen.

Aty shprehet vendosmeria per te garantuar ndertimin e kesaj rruge me rendesi strategjike rajonale, sipas variantit me te shkurter, me te sigurt e me kalueshmeri te garantuar ne te gjitha stinet e vitit. Promemorja e vlereson rrugen Durres-Morine, nje aks me rendesi strategjike rajonale. Ky dokument bazohet ne studimet e eksperteve shqiptar dhe nderkombetare, qe shprehin bindjen se kjo rruge e ndertuar sipas standarteve europiane do te lidhe thellesine tokesore me bregdetin dhe kapacitetet portuale dhe do te lehtesoje dhe dendesoje qarkullimin e brendshem me gjithe zonen verilindore te Shqiperise.

Gjatë javëve të kaluara, ne Shqiperi ka pasur debate te shumta lidhur me ate se cili variant i rruges eshte me i miri. Shume politikane kane kundershtuar variantin me te shkurter te rruges, duke argumentuar se varianti me i shkurter nuk do te thote se i sjelle dobite me te medha ekonomike per Shqiperine. Ne anen tjeter, shumica e gazetave ne Shqiperi kane komentuar se te gjithe politikanet qe kundershtojne variantin me te shkrurter, perfshire ketu edhe kryetarin e PD-se Sali Berishen, e bejne kete vetem sepse rruga nuk kalon nga fshati apo qyteti i tyre. FMN perkrahe verzionin me te shkurter te rruges dhe e ka deklaruar kete debat si te perfunduar.

Ne promemorjen parlamentare, theksohet shqetesimi ndaj “artikulimieve te qendrimeve me interes parcial politik, qe synojne vonesen e fillimit te zbatimit konkret te punimeve”.

ECIKS / Korrieri