Kuvendi miraton marrëveshjen e tregtisë së lirë

TIRANE, 29 KORRIK 2003 – Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje unanimisht Marrëveshjen e Tregtisë së lirë midis Kosovës e Shqipërisë. Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës e Shqipërisë ishte nënshkruar nga ish-kryeadministratori Mikael Shtajner dhe nga ministri i ekonomisë së Shqipërisë, Arben Malaj. Ajo synon rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e hapësirës për mbrojtjen e prodhimeve dhe bizneseve të të dy vendeve. Anëtarët e komisionit për ekonomi të Kuvendit të Shqipërisë vlerësuan se kjo marrëveshje është edhe një hap përpara drejt forcimit të lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

ECIKS / BalkanWeb