TIRANË – Per muajt ne vijim parashikohen hapesira per politike “te zbutur” monetare, shprehet guvernatori Cani ne deklaraten permbyllese me Fondin Monetar Nderkombetar. Nenkuptohet ulje tjeter e normes baze te interesit te lekut. Bankieret: Ky vit interesat me te ulta te dekades
Norma e interesit baze per monedhen vendase pritet te bjere serish pas nje deklarate qe ka dhene Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Skelqim Cani ne takimin permbylles me FMN, duke u shprehur se, “per muajt ne vijim parashikohen hapesira per politike “te zbutur” monetare. Por, koha dhe veprimet me normen e interesit jane kryesisht ne varesi te zhvillimeve dhe te parashikimit te treguesit te inflacionit”. Specialiste ne Banken e Kursimeve shpjegojne, se interesat e depozitave ne leke po shenojne nivelin me ulet te dekades, nderkohe qe sinjalet e Bankes se Shqiperise njoftojne per nje renje tjeter te interesit me uljen e metejshme te normes baze te interesit te monedhes vendase, lekut. Ne fakt ndryshimet ne ekonomine globale kete vit kane bere qe Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale te aplikojne ulje te here pas hershme te normes se interesit per dollarin dhe euron, duke diktuar qe kjo politike te ndiqet edhe nga vende te tjera qe kane marredhenie tregtare me to. Norma interesit per valuten e amerikane eshte me e ulta ne 45 vitet e fundit, me vetem 1 per qind, nderkohe qe te pakten nje vit me pare ky tregues ishte rreth 2 per qind. E ndersa, renia e interesit te valutes amerikane eshte reflektuar tek sipemarrjet, te cilat kane ndryshuar kontratat dhe llogarite rrjedhese duke i kthyer nga dollare ne euro nuk ka ndodhur keshtu me kursimet e qytetareve te thejshte. Specialiste te drejtorise se depozitave ne Banken e Kursimeve, bene te ditur se, nuk ka patur tendece te theksuar te ndryshimit te kursimeve nga dollar ne ndonje valute tjeter, pasi shtresa e klienteve ne banken e tyre perbehet nga qytetare te thjeshte. Te cilet nuk jane shume te ndjeshem karshi levizjeve ne kursin e kembimit. Mirepo bazuar ne zhvillimet e fundit pritet nje renie e metejshme e depozitave ne leke, e paralajmeruar tashme nga Banka e Shqiperise. Ne fillim te vitit te kaluar norma baze e interesit per lekun ishte 6,5 per qind, ndersa bankat e nivelit te dyte ofruan nje mesatare vjetore per depozitat ne leke me shume se 9 per qind. Nderkohe qe nga kjo kohe koherenca e bankave te nivelit te dyte ndaj politikave monetare te Bankes se Shqiperise po rritet. Kjo tendece u vu re, kur BSH rriti normem baze te interesit me 2 per qind, duke e cuar nga 6,5 qe ishte ne fillim te vitit 2002 ne 8,5 ne fund te vitit. Bankat e nivelit te dyte reaguan menjehere duke rritur normen e interesit, ndersa edhe kete vit reagimi i bankave tregtare ka qene i menjehershem, por duke ulur interesat per depozitat ne leke.
B.Hoxha
Norma e interesit per depozitat ne leke ne vite
Viti – Interesi ne %
1994 16.50 %
1995 13.65 %
1996 19.05 %
1997 27.80 %
1998 16.50 %
1999 9.14 %
2000 7.70 %
2001 7.76 %
2002 9.25 %
2003 7.5 %
ECIKS / Korrieri