Daci: Vetëm bashkëpunimi mund të ringjallë ekonominë kosovare

PRISHTINE, 26 KORRIK 2003 – Kryeparlamentari Daci priti dje delegacionin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit të kryesuar nga Ahmet Shala, zv.drejtor dhe Xhon Xhonson, udhëheqës i privatizimit në AKM. Ishte vlerësim i përbashkët se bashkëpunimi mes Kuvendit dhe AKM-së do të sjell më shumë rezultate në procesin e privatizimit në Kosovë. Kryeparlamentari Daci propozoi bashkimin e mjeteve të biznesit kosovarë dhe të shqiptarëve në diasporë që të arrihet progres në ekonominë e vendit.

Daci e përkrahë fuqimisht punën e AKM-së duke pasë parasyshë se shumë vende në rajon dhe fqinjësi e dëshirojnë pengimin e procesit të privatizimit. Daci kundërshtoi paralajmërimin e një greve të përgjithshme e cila do ta paralizoj ekonominë dhe do të ishte një hap prapa në sistemin e mëparshëm.

Kryesuesi i AKM-së për privatizim, Xhon Xhonson u shpreh i kënaqur me sugjerimet që i jep Kuvendi i Kosovës për procesin e privatizimit dhe takimi i sotëm ishte edhe një dëshmi e transparencës. Kurse Ahmet Shala, zëvendës drejtor i AKM-së thotë se privatizimi është sfida kryesore për çdo shoqëri në tranzicion prandaj edhe ka vend për gabime.

ECIKS / RTK