"Vala 900" me kartela rimbushëse të 5 eurove

Prishtinë, 2 dhjetor 2004 – Që nga data e sotme konsumatorët e “Vala 900” do të mund të përdorin kartelat me mbushje të 5 eurove të lëshuara nga ky operator i telefonisë mobile.

“Me lëshimin e këtyre kartelave, u jemi përgjigjur kërkesave të konsumatorëve, e gjithashtu jemi duke u radhitur në trendet rajonale të telefonisë mobile”, tha Afrim Bejtullahu drejtor i Valës 900. Kartelat prej 5 eurove do të mund të blehen në secilën prej 110 zyrave postare dhe në teleshopet e PTK-së. Edhe në këto kartela 15 për qind llogariten si TVSH, kështu që kartela do të ketë në shfrytëzim 4.35 euro.

ECIKS / RTK