USAID ndihmon riparimin e dy rrugëve në Kosovë

PRISHTINË – Drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – Misioni në Kosovë, Dejll Fajfer, do të bëjë sot përurimin e rrugës në fshatin Pasjan. Projekti është pjesë e angazhimit të qeverisë së SHBA-së për të ndihmuar në zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës. Nëpërmes USAID-it, populli amerikan ka investuar 190,838.65 euro për riparimin e 2,068 metrave të rrugës me dy trasa e cila kalon përmes fshatrave të banuara nga pjesëtarë të minoriteteve, Pasjan dhe Budrigë e Ulët. Përfitues të drejtpërdrejt të këtij projekti do të jenë më shumë se 13,000 banorë nga 17 fshatra përreth. Komuna e Gjilanit ka kontribuar me 22% apo 54,890 euro, si plotësim i investimit të SHBA-ve prej 190,838.65 euro.

ECIKS / RTK