PTK shton numrin e kabinave telefonike

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka shtuar numrin e kabinave telefonike “Pay Phone”, në tërë territorin e Kosovës, që do t’iu mundësojë qytetarëve të komunikojnë edhe përmes këtij shërbimi, që është më i lirë në krahasim me çmimin për një thirrje telefonike që bëhet nga kabinat me ndërmjetësues apo nga shtëpitë. Në anën tjetër këto kabina do t’i sjellin një fitim edhe vetë PTK-së. Sipas zyrtarëve të PTK-së, përdorimi i “Pay Phone” është mjaft i madh dhe të ardhurat nga to janë mesatarisht 400 euro për një kabinë. Përgjegjësit e PTK-së theksojnë se kartelat që përdoren në këto kabina kanë një nivel të lartë të sigurisë, kështu që çdo tentim i keqpërdorimit bllokohet nga një qendër e posaçme. Deri me tani nuk është paraqitur asnjë rast i keqpërdorimit

ECIKS / RTK