Rritet fluksi i turistëve kosovarë

KUKËS, 7 GUSHT 2003 – Fluksi i turistëve që kalojnë nga Kosova në Shqipëri me qëllim frekuentimin e bregdetit shqiptar ka pësuar një rritje, vetëm në pikën kufitare të Kukësit gjatë 4 ditëve nga Kosova në Shqipëri kanë hyrë mbi 9.000 persona me mbi 1 mijë automjete. Zyrtarë të policisë kufitare në Kukës thane se gjatë 4 ditëve të para të muajit gusht është shënuar shifra më e lartë e lëvizjeve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas, si e njerëzve ashtu dhe e automjeteve. Gjatë këtyre 4 ditëve kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri 9 mijë shtetas me 1 mijë automjete, ndërkohë që nga Shqipëria në Kosovë rezulton të kenë kaluar 7800 persona me rreth 2 mijë automjete. Për muajin korrik, policia kufitare ka regjistruar që të kenë hyrë në Shqipëri nga Kosova 38 mijë shtetas të këtij vendi me 8900 automjete dhe kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria 33250 persona me 9100 automjete. Gjatë muajit qershor janë regjistruar të kenë kaluar në Shqiperi 10300 shtetas nga Kosova me 3324 automjete.

ECIKS / Balkanweb