Prishtinë, 20 shkurt 2004 – Ndërmarrjet publike duhet të gjenerojnë vetë të ardhurat e tyre. USAID-i dëshiron që KEK-u të ndërprejë praktikën e marrjes së parave nga buxheti, sepse këto para janë të nevojshme për arsimin, shëndetësinë dhe sektorët tjerë, thotë për KosovaLive, Dale Pfeiffer,
shef i USAID-it për Kosovë.
Komentet e Pfeiffer vijnë në kohën kur Korporata Energjetike e Kosovës(KEK) po kërkon para nga suficiti i buxhetit për vitin e kaluar. Ai tha se beson që kjo praktikë të ndërpritet dhe menaxhmenti i ri do ta arrijë këtë.
ECIKS / RTK