PRISHTINË, 11 TETOR 2003 – USAID-i në Kosovë përfundoi me sukses Projektin për Infrastrukturë dhe Shërbime të Komunitetit (CISP), një program trevjeçar që ndihmoi normalizimin e standardit jetësor përmes rindërtimit të infrastrukturës së vogël publike në komunitetet nëpër tërë Kosovën.
Me mbylljen e CISP-it, projekti dhuroi pajisjet e tij për zyrë dhe gjëra të tjera shkollave, organizatave bëmirëse dhe projekteve të tjera për asistencë të USAID-it në Kosovë.
Shtatë shkolla të ndërtuara apo të rinovuara me anë të projektit të CISP-it kanë marrë banka, orendi, kompjutera dhe furnizime të tjera.
Donacionet, që vlerësohen në afro 38.000 dollarë, i janë dërguar shkollave në kohën e fillimit të vitit të ri shkollor duke ofruar kështu përmirësime plotësuese të ambientit mësimor për shumë nxënës të Kosovës.
ECIKS / Balkanweb