PRISHTINË, 11 TETOR 2003 – “AKM-ja është organ i pavarur i themeluar në kuadër të Kornizës kushtetuese të Kosovës, i cili nuk i gëzon privilegjet dhe imunitetin e OKB-së, prandaj ne udhëzojmë AKM-në që në vend që të kërkojë më shumë mbrojtje nga OKB, të vazhdojë procesin e privatizimit nën kushtet e tanishme,” thuhet në një letër të adresuar nga zyra legale e OKB-së në Nju-Jork për tek Holkeri.
Sipas kësaj, ligjdhënësit e OKB-së i kanë thënë kreut të UNMIK-ut se zyrtarët e AKM-së gëzojnë mbrojtje të mjaftueshme nga Rregullorja e AKM-së dhe se pozita juridike e agjencisë është e njëjtë me secilin organ tjetër në botë.
“AKM-ja duhet të vazhdojë punën e saj nën ligjin e aplikueshëm, i cili është miratuar pas diskutimeve të UNMIK-ut, Shtyllës IV dhe selisë qendrore të KB-ve,” thuhet në përgjigjen e juristëve dërguar Holkerit.
Nderkohe, edhe Ministri i Financave Ali Sadria eshte shprehur kunder nderprerjes se procesit te privatizimit. “Nuk duhet ndalur procesi i privatizimit, duke u trembur nga akuzat e pretenduesve”, tha Ministri Sadria.
Sadria tha se ndaj Serbisë ka argumente të mjaftueshme. Ai ka shtuar se ndalja e procesit të privatizimit është tepër e dëmshme për Kosovën dhe kjo nuk guxon të ndodhë, duke nënvizuar se ndaj padive duhet të mbrohemi me argumente e jo me ndalje të procesit.
ECIKS / Kosovapress