Kosovë-Shqipëri: bllokohet tregtia e lirë

TIRANË, 14 TETOR 2003 – Kane kaluar 13 dite qe kur marreveshja e tregtise se lire ndermjet Shqiperise dhe Kosoves ka hyre ne fuqi dhe deri tani asnje mall nuk ka perfituar nga ky regjim. Sipas burimeve nga dogana e Morinit shkak per bllokimin e kesaj marreveshje eshte bere mungesa e njohurive teknike nga ana e doganireve shqiptare per zbatimin e saj.

Per kete qellim prej me shume se kater ditesh specialiste te CAM-Albanias (Misioni i Eurodoganave per Shqiperine) jane duke zhvilluar trajnime me doganieret dhe agjentet doganore te Morinit. Zbatimi i marreveshjes se tregtise se lire me Kosoven behet edhe me i veshtire per shkak se, me kete vend Shqiperia kryen pjesen derrmuese te tregtise me rajonin. Ministria e Ekonomise ka fajesuar edhe me pare Drejtorine e Pergjithshme te Doganave per moszbatim korrekt te MTL-ve, duke krijuar probleme serioze edhe ne zbatimin e marreveshjes me Maqedonine.

Per shkak te situates konfuze ne dogana deri tani asnje artikull qe perfiton nga marreveshja e tregtise se lire nuk eshte shkembyer ndermjet dy vendeve. Ndersa specialiste te eurodoganve qe jane duke u marre me trajnimin e doganiereve kane pohuar se, problem per zbatimin e marreveshjes mbetet origjina e mallit, nese eshte apo jo prodhim vendas. Shembull ne kete rast merret eksporti i mallrave te marra nga tregtaret shqiptare nga vende te tjera, te cilat pavarsisht se mund te jene te perfshira ne marreveshje per t’u tregtuar me tarifa zero nuk perfitojne sepse nuk jane prodhim shqiptar. E njejta procedure eshte e vlefshme edhe per mallrat qe do tregtohen pa tarifa nga Kosova per ne Shqiperi.

Nje problem tjeter qe sjell veshtiresi ne zbatimin e MTL nga doganat eshte edhe llogaritja me tarifa te reduktuara te mallrave qe perfshihen ne marreveshje. Ne kete rast mund te kete rrumbullakosje te perqindjeve, duke krijuar keshtu probleme ne realizimin e planit te te ardhurave. Per te menjanuar keto anomali ne zbatimin e MTL perfaqesuesi i eurodoganave u ka shpjeguar doganiereve te Morinit se, te gjitha subjektet qe perfitojne nga marreveshja do te pajisen me nje dokument te vecante, ku do te shpjegohet e gjithe menyra e zhdoganimit per keto raste. Nga te tre marreveshjet e tregtise se lire te nenshkruara deri tani me se shumti mesohet qe probleme te jene krijuar ne zbatimin e marreveshjes me Kosoven. Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave bejne te ditur se, procesi i zbatimit te se MTL me Kosoven eshte duke u ndjekur me kujdes ne menyre qe te anashkalohen shkeljet nga ana e doganave.

Tregtia e lire, perfitojne tarifa zero 50 % e mallrave

Marreveshja e tregtise se lire ndermjet Shqiperise dhe Kosoves hyri ne fuqi zyrtarisht qe me daten 1 te ketij muaji. Nga zbatimi i saj perfitojne tregtimin pa tarifa doganore rreth 50 per qind e mallrave qe shkembehen ndermjet dy vendeve. Nga ky regjim eshte perjashtuar vetem birra dhe disa dege te industrise se lehte qe jane ne fillesa si ne Shqiperi dhe ne Kosove. Aktualisht Kosova ka tarifen me te larte doganore me Shqiperine, pasi me shumicen e vendeve te tjera te rajonit tregtia gezon nje status preferencial me tarifa afer zeros per shkak se eshte ende ne fuqi statusi i ish -Federates Jugosllave. Sipas afateve te vena nga inisiativa e Paktit te Stabilitetit vendet e rajonit ne fillim te vitit te ardhshem duhet te miratojne te gjitha marreveshjet e tregtise se lire. Shqiperia deri tani ka neshkruar te gjitha marreveshjet teknike, pervec asaj me Unionin Serbi-Mali i zi.

ECIKS / Korrieri